Haradinaj në Prekaz: Në Natën e Zjarreve, të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar
Sot përfundon manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai tha se në Natën e Zjarreve, të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar.
“Të gjithë ata që e ndjekin koncertin e sotëm në natën përmbyllëse në Natën e Zjarreve, kam nderin t’ju drejtohem nga këtu si bashkëluftëtar dikur, të shprehim respektin për sakrificën sublime për heroizmin e familjes Jashari, për simbolin tonë qëndresës e lirisë, e sonte në Natën e Zjarreve të premtojmë që do ta mbajmë të ndezur zjarrin për liri e për bashkim kombëtar. Lavdi heronjve”, tha Haradinaj.