Haradinaj në Prekaz për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të heronjëve dhe dëshmorëve

27 nëntor 2025 | 11:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nëntori është muaji i shenjtë për të gjithë ne shqiptarët.

Haradinaj ka thënë se në muajin e Pavarësisë, ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe daljes publike të UÇK-së, ishin në Prekaz bashkë për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të heronjëve dhe dëshmorëve të gjithë bijave dhe bijve të kombit që u bënë themeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot, më shumë se kurrë, vizita jonë ka edhe një mesazh zotimi dhe betimi që ne jemi vazhdimësia e të qenurit garant dhe mbrojtës të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ne, bashkë me partnerët tanë, e kemi fituar luftën dhe bashkë me ta do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar! Lavdi heronjve dhe dëshmorëve! Zoti e Bekofte Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua koalicioni mes Partisë Demokratike…