
Haradinaj: Në programin qeveritar nuk përmenden vaksinat anti-Covid
10 maj 2021
| 16:19
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për cështjen e vaksinave anti-Covid.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
“Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?! Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat. Moskujdes apo injorim këtë vlerësojeni vetë. Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj”, ka shkruar Haradinaj.