Haradinaj në Rahovec: Po shoh entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitore që në raundin e parë

09 tetor 2025 | 20:27

Në tubimin përmbyllës në Rahovec, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pa entuziazëm të jashtëzakonshëm për fitore që në raundin e parë, sepse, sipas tij, Smajl Latifi është kryetar që jeton çdo ditë me qytetarët, kryetar që merr vendime të një lideri për të mirën e qytetarëve të Rahovecit, punon për ta dhe na bën krenar me rezultatet e arritura në çdo fushë.

“Më 12 tetor, banorët e Rahovecit janë të vendosur ta vazhdojnë qeverisjen e suksesshme me Smajl Latifin dhe ekipin fitues të Aleancës. Qeverisja e tij është dëshmi e punës së palodhshme, e besimit të mbajtur dhe garanci se zhvillimi dhe Puna për Rahovecin nuk Ndalet. Aleanca në Rahovec është gati për fitore të madhe, fitore që në raundin e parë!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Serbi thanë se kanë arrestuar një shtetas të…