 
                    Haradinaj në tubimin me gra në Deçan: Gruaja e fortë e bën Kosovën Fituese
                31 janar 2025
                |  12:50
            
        Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim me gratë në Deçan.
Ai ka thënë se me këtë energji, suksesi është i garantuar.
“Zëri i grave – zëri i ardhmërisë. Gruaja e fortë e bënë Kosovën Fituese. Sot në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore. Me këtë energji, suksesi është i garantuar.
Faleminderit për mbështetjen e fuqishme! 137 për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        