Haradinaj: Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin

02 tetor 2025 | 22:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot mori pjesë në tubimin e radhës në Pejë me kandidatin për kryetar Ali Berishën, për të cilin tha se ka mbështetje të fuqishme.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se Peja ka pasur kohë të arta, kur sporti dhe ekonomia ishin kryefjalë për gjithë Kosovën.

“Mbështetje e fuqishme për Ali Berishën, kandidatin tonë për kryetar të Pejës. Vendosmëria e qytetarëve për ta rikthyer Pejën aty ku e meriton është e qartë dhe e fuqishme”.

“Lista e Aleancës në Pejë bashkon njerëz me vlera të larta, të dëshmuar në të gjitha kohërat. Nën udhëheqjen e Ali Berishës, Peja do ta rifitojë shkëlqimin, si krenari e Dukagjinit dhe gjithë Kosovë”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Fatmir Limaj së bashku me bartësin e listës, Xhevdet…