
Haradinaj: Nëse kemi një kandidat të ri unifikues, do ta kryejmë sot detyrën tonë
05 maj 2025
| 10:28
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse sot propozohet një kandidat unifikues për kryetar Kuvendi, atëherë deputetët e betuar do ta kryejnë sot detyrën e tyre.
“Nëse kemi një kandidat të ri unifikues, do ta kryejmë sot detyrën tonë”, tha ai para gazetarëve.
Ndërsa sot shënohet Dita e Dëshmorëve, Haradinaj tha se shpreson që seanca e sotme të nis me një minutë heshtje.