Haradinaj: Nëse ndërrohet kandidati për kryeparlamentar sot mund të votohet

29 prill 2025 | 10:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata politike nuk ka ndryshuar nga seancat e kaluara dhe se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

“Nëse ndodh ndërrimi i kandidatit, atëherë mund të lëvizë diçka dhe ne do të votojmë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se janë përmendur disa emra potencialë.

Për fat të keq nuk ka ndonjë ndryshim sikurse seancat e ardhshme, nëse sot ndodh që do të ndërrohet kandidatja sot do të votohet nga ne. Nëse ndërrohet kandidati mund të lëvizë diçka, përndryshe situata do të jetë e njëjtë. Kemi dhënë një zgjidhje për kandidatë unifikues, nëse kjo ndodhë me siguri se do të votohet. Ne kemi përmendur dy emra, por ka edhe emra të tjerë”, ka thënë Hardinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha sot se opozita do të…