Haradinaj nga Haga: Po kthehem i gatshëm për zgjedhjet e reja

24 korrik 2019 | 13:14

Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale, ka thënë se po kthehet i gatshëm për zgjedhje të reja.

“Jam i gatshëm për të gjitha, qoftë nëse na fton kryeparlamentari për shpërbërjen e parlamentit qoftë presidenti për të caktuar datën e zgjedhjeve. Nuk janë zhvillime të thjeshta, jam detyruar me dhanë dorëheqje, me shkuar në zgjedhje. Për fat të mirë ka stabilitet në Kosovë. Besoj se Kosova është e qëndrueshme, nëse populli ma jep besimin vazhdoj punën, nëse jo, i uroj sukses kushdo që merr besimin”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se i dhimbet populli për zgjedhjet e reja, ngase ato kanë kosto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është duke u përpjekur që ta transferojë sulmuesin…