Haradinaj nga Zahaqi: Koha që Peja të ngrihet sërish si zemra e Dukagjinit

20 shtator 2025 | 19:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në bashkësinë lokale të Zahaqit në qytetin e Pejës, u prit me mbështetje të madhe për konceptin zgjedhor “Dritë për Pejën”.

Haradinaj theksoi se lista e Aleancës në Pejë bashkon njerëz me vlera të larta, të dëshmuar në të gjitha kohërat dhe profesionistë të fushave të ndryshme, duke vënë në pah kandidaturën e z. Ali Berisha për kryetar të Pejës.

Ai e cilësoi Berishën si mjek të luftës çlirimtare dhe personalitet të dëshmuar në përgjegjësitë e deritanishme, ndërsa kandidaturën e tij e vlerësoi si alternativën e domosdoshme për t’i kthyer qytetit shkëlqimin e dikurshëm.

“Është koha që Peja të ngrihet sërish si zemra e Dukagjinit. Me qeverisjen e Aleancës, nën udhëheqjen e Ali Berishës, qyteti do ta rifitojë vendin e vet si qendra e zhvillimit për të gjithë Dukagjinin”, deklaroi Haradinaj nga Zahaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…