Haradinaj ngushëllon familjen Kelmendi për vdekjen e ish-kryetarit të PSD-së

20 prill 2021 | 11:05

Mëngjesin e djeshëm ka vdekur Bajram Kelmendi, ish-kryetar dhe ish-sekretar i Partisë Socialdemokrate për një mandat.

Për vdekjen e tij ka shkruar sot në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se Kelmendi ishte rreshtuar në anën e drejtë të historisë, si një prej organizatave që u angazhuan për lirinë e vendit.

Mora lajmin e hidhur për vdekjen e intelektualit, juristit dhe humanistit Bajram Kelmendi. Në kohën e okupimit, Bajrami u rreshtua në anën e drejtë të historisë, duke shërbyer dhe udhëhequr Partinë Socialdemokrate të Kosovës, si një prej organizatave që u angazhuan për lirinë e vendit. Ngushëlloj familjen Kelmendi, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën. Baci Bajram u prehtë në paqen e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mbledhjen e…