Haradinaj ngushëllon shtetin turk për aksidentin rrugor ku vdiqën 16 persona

02 shkurt 2026 | 14:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet që personave që mbetën të vdekur në një aksident rrugor në Turqi.

“Shteti mik turk u trondit nga dy aksidente të rënda rrugore, që morën jetën e 16 personave dhe lanë dhjetëra të tjerë të lënduar. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në këto tragjedi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u shpall lojtari i muajit janar në La Liga,…