Haradinaj nis vizitën zyrtare në ShBA, shkon në Uashington

02 shkurt 2026 | 10:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Uashington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (AAK).

Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar nga ana e partisë të cilën ai e drejton.

Sipas njoftimit zyrtar, Haradinaj është i ftuar në “Lutjet e Mëngjesit” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit të tij, Haradinaj raportohet se do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Uashington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me ShBA-në sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 shkurt 2007 emisari special për statusin e Kosovës,…