Haradinaj: Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve

18 janar 2026 | 11:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.

Ai ka thënë se pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve. E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xabi Alonso është rikthyer në tregun e trajnerëve më herët…