Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

22 gusht 2025 | 10:59

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se partia e tij sot do të kërkojë një konsultë në mes të partive politike para fillimit të seancës.

Ai ka deklaruar se qëllimi i kësaj konsulte është diskutimi për kandidaturat për kryetar të Kuvendit.

“Përmes koleges tonë, Timës, që është shefe e grupit parlamentar, do të kërkojmë një konsult para seancës me shefat e grupeve dhe me kryesuesin. Nëse ka gatishmëri edhe në nivel të kryetarëve të partive, që të diskutojmë për kandidaturat. Pra, kush mundet me qenë një kandidaturë unifikuese. Është e vërtet që pos emra që kemi cek, mund të ketë edhe të tjerë që mund ta marrin votën tonë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është në kërkim të një mesfushori para mbylljes…