
Haradinaj paralajmëron Kurtin: Boll është boll! Do të keni pasoja nëse nuk ndaleni së bllokuari vendin (video)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza politike për formimin e institucioneve është si pasojë e qasjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Sipas tij, kjo që është duke ndodhur me vendin shkakton pasoja të rënda.
Haradinaj ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të bëjnë hajgare me vendin.
“Mos ta vazhdon këtë gjendje kështu se nuk ka me i shkuar kështu. Unë po i them seriozisht edhe atij (Kurtit) edhe asaj kandidates (Haxhiu) mos e vazhdoni më kështu se nuk ka me ju shkuar më kështu, keni me ja pa sherrin edhe personalisht se nuk lejojmë me bë hajgare me vendin pakufi. Boll është boll. E keni tepruar, ndaluni. Ose kthjelluni ose do të ballafaqoheni. Ka pas edhe tjetër sikur këta që kanë menduar se janë të paprekshëm, sikur e kanë prekur zotin me dorë, mirëpo populli i ka do rregulla të veta dhe njerëzit i kanë do rregulla të veta duke ndryshuar gjendjen shumë herë në vend e ndryshojmë edhe me këtë”, ka thënë Haradinaj për “RTV21”.
Më tutje, Haradinaj nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.
“Ne është mirë me filluar me ja nxi jetën këtij njeriu. Me ia bë të mundshme mbajtjen peng të Kosovës në mënyrën se si po e mban që ai me shkuar në qeveri në mënyrë ilegale, se ai e ka dhënë betimin në Parlament. Me ardhë në Parlament me bë hajgare. Na duhet me filluar me ia kthyer diqysh këtij njëri. Atë nuk është mirë me lënë me dalë as në rrugë. Duhet me ia kthyer vezët që na gjujke, duhet me ia kthyer gazin që na gjujke, duhet me ia kthyer të gjitha e mi thënë zotni nuk mundesh me mbajtur peng vendin se nuk është ky vend jetim. Ose kryejë detyrat në bazë të Kushtetutës mos humb kohë duke na thirr çdo të dytën ditë në Kuvend. Ose ikë lësho rrugë ose ta bëjmë qarën”, ka thënë Haradinaj.