Haradinaj paralajmëron mundësinë e zgjedhjeve parlamentare në dhjetor

14 tetor 2025 | 22:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se në dhjetor të këtij viti mund të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Deklarata u bë gjatë një adresimi drejtuar diasporës në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

“Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës. Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë 

Të nderuar kolegë nga Diaspora,

E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën.

Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me ne gjatë të gjitha sfidave. Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së.
Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja!

Më 9 nëntor mbahen zgjedhjet në balotazh për komunat e Kosovës. Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit, votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë.

Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës.
Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret.

I juaji,
Ramush Haradinaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare dhuroi spektakël në ndeshjen miqësore në “Air Albania”…