Haradinaj: Partitë më të mëdha e pranuan që s’kanë numra, s’e di cila do të jetë zgjidhja

13 qershor 2025 | 11:13

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partitë më të mëdha e kanë pranuar që s’i kanë numrat për të formuar qeveri.

Në këtë kontekst, ai ka thënë nuk mund ta di se cila do të jetë zgjidhja për konstituimin e Kuvendit.

“Iniciativa e tij për zhbllokim të situatës duhet të vlerësuar, por e thanë edhe dy liderët e partive më të mëdha se ‘nuk i kemi numrat’. Pra nëse s’i kanë numrat, nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, megjithëse duhet vlerësuar tendenca për zhbllokim”.

“Megjithëse kisha thanë që duhet të reflektojë partia e parë”, ka th1ënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, para vazhdimit të sotëm të…