Haradinaj pas ndarjes nga jeta të Greta Kryeziut: Ishte bashkëpunëtore e çmuar

20 gusht 2025 | 10:57

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ngushëlloi familjen, të afërmit dhe gjithë kolegët me rastin e vdekjes së drejtoreshës së Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu.

Ai ka thënë se Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë. Një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë. Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…