
Haradinaj pas përgjimeve: Duket se protestat janë të pashmangshme
12 korrik 2023
| 20:36
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar sërish përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të LV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.
Daut Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se protestat janë të pashmangshme.
“Duket se me apo pa koordinim, protestat janë të pashmangshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.