Haradinaj pas publikimit të listës së AAK-së: Me këtë ekip do ta bëjmë realitet “Andrrën për Kosovën”

12 maj 2026 | 23:20

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton GazetaBlic.

Në këtë listë, lideri i partisë Ramush Haradinaj është renditur me numrin 11, ndërsa AAK ka bërë të ditur emrat e të gjithë kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje, ku bartësi i listës është Ardian Gjini, kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Postimi i plotë i kreut të AAK-së:

Të dashur qytetarë,

Të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet.

Sot dalim para jush me listën tonë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Ky rreshtim shënon një kthesë të madhe organizative dhe politike, duke sjellë para jush një ekip të jashtëzakonshëm e të gatshëm për përgjegjësi të larta shtetërore.

Aleanca në të gjitha etapat ka dëshmuar se di të marrë vendime në momente historike. Sot, përballë sfidave të reja, ne kemi guximin dhe vizionin me pa ma larg.

Ky është rrugëtimi ynë i përbashkët për ta bërë realitet Andrrën për Kosovën, për një shtet të fortë, të sigurt, të zhvilluar me dinjitet të pacenueshëm, e që i përket secilit.

Na priftë e mbara!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet…