Haradinaj pas takimit me Osmanin: Shije e keqe mospjesëmarrja e LV-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mospjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë një shije e keqe në raport me respektimin e institucioneve.
“Një shije e keqe ishte mospjesëmarrja e Vetëvendosjes me partnerët e saj qeverisë, kuptohet edhe Lista Serbe mungoi në takim. Është fyerje për vendin që Vetëvendosje nuk ishte. Kurtit iu kanë përgjigj në takime të gjithë kryetarët e partive opozitares, mosardhja e tij nuk është në rregull. Adresimi në Gjykatë Kushtetuese është tallje, hajgare. Afati 30-ditor e kanë ditur me kohë, kanë bërë hajgare. Kanë thirre seanca dje, është vërtetë gabim prej anës tyre. Askush nuk i ka faj LV-së për sjelljen e tyre dhe ato që ia kanë sjellë vendit. Është dashur të vinë. Janë opsion prej 5, 12 dhe 19 prill. Mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, nuk kemi datë të preferuar e kuptojmë se jemi në auto-pilot, nuk ka askush kompetenca, përveç Kushtetutës”, ka thënë ai pas takimit me Osmanin ku është diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja.



