Haradinaj pas takimit me Thaçin: Më mirë të kemi qeveri të re, AAK-ja mund ta mbështet pa u bërë pjesë e saj

02 prill 2020 | 12:51

Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se në këtë situatë më mirë do të ishte që Kosova të kishte qeveri të re se sa të shkojë në zgjedhje të reja.

“Me presidentin Thaçi diskutuam për çështjen e pandemisë edhe po ashtu momentin politik pas mocionit për shkarkimin e qeverisë. Aleanca mendon që më sigurt për Kosovën është me pas një qeveri të votuar në Parlament, sa me vazhduar me një qeveri të shkarkuar. Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria mundet me qenë me një afat kohor, e përkohshme”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për gazetarë.

Ai ka thënë se duhet të respektohet Kushtetuta, derisa ka bërë me dije se ai vetë nuk do të jetë pjesë e ndonjë posti qeveritar.

“Aleanca nuk qet kushte. Nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize për të pas qeveri, nuk kemi edhe kërkesa, mund të përkrahim një qeveri pa qenë pjesë e saj. Nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”,  ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formacioni më i mirë me lojtarët e ligave kryesore Formacioni…