Haradinaj, pas tërmetit në Turqi: Të bëhet një fond emergjent dhe të jepet ndihma e FSK-së

06 shkurt 2023 | 08:35

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur thellë i prekur me tërmetin në Turqi që la qindra të vdekur e plagosur.

Në këtë situatë ai i ka propozuar qeverisë “ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”.

Postimi i tij i plotë:

I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme!

I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar pas tërmetit…