Haradinaj, pasi tre persona sulmuan Sylën: Fjala e lirë është garancë e demokracisë

12 prill 2023 | 08:45

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin që është bërë mbrëmë ndaj gazetarit Valon Syla.

Sulmin ndaj Sylës, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar.

Ai u bëri thirrje organeve të rendit ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Daut Dauti Para disa vjetëve, historiani britanik Roger Ekirch,…