Haradinaj: PDK-ja po na ngucë, unë nuk ua kthejë pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu

25 janar 2021 | 15:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që ka zhvilluar në Prizren, është deklaruar edhe për medie në lidhje me koalicionet paszgjedhore.

Haradinaj ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, duke shtuar se PDK-ja po i ngucë kohët e fundit.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se nuk do të merret me PDK-në pasi sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak”.

“Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje. Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të në Superligën e…