Haradinaj për 7-vjetorin e Ushtrisë: Formimi i saj vulosi sovranitetin e Kosovës

14 dhjetor 2025 | 10:45

Në përvjetorin e 7-të të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. 7 vite guxim, 7 vite krenari, 7 vite Ushtria e Kosovës krah nesh!
Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte krijimi i Ushtrisë së Kosovës, një akt historik që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e shtetit tonë. Ushtria e Kosovës lindi nga gjaku i derdhur, nga bekimi i nënave, nga hapat e luftëtarëve që nuk u kthyen kurrë, por na lanë lirinë amanet. E bëmë ushtrinë. E bëmë shtetin më të sigurt. E bëmë Kosovën më të fortë”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri varre janë dëmtuar në Obiliq. Sipas raportit 24 orësh…