
Haradinaj për artikullin e Bashës kundër UÇK-së: Këta njerëz nuk i shërbejnë agjendës së Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar një hulumtim në bashkautorësi të kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili fliste kundër UÇK-së.
Haradinaj ka thënë se e ka thënë me kohë që Vetëvendosje s’i shërben agjendës së Kosovës.
“Qëndrimet i kam të qarta. E kam deklaruar me kohë se këta njerëz nuk i shërbejnë agjendës së Kosovës. Ka edhe shumë tjerë që në momente të caktuara kanë sulmuar UÇK-në, ju e dini sa i sulmuar kam qenë dhe jam kohë pas kohe. T’ju them të drejtën nuk më bëjnë shumë përshtypje këto më. Nuk mund të ankohemi pasi të ndodhë. Ne duhet më herët të marrim masat që të mos lejohen njerëz të tillë. P.sh pse të certifikohet dikush që ka thye një vlerë kombëtare. Është dashur herët këto procedura. S’mund të thuash tash është deputet, po s’bën me qenë kryetar Kuvendi. Si i ka kaluar të gjitha këto procedura?”, ka thënë ai.