
Haradinaj: Për Bashkim Ramosaj dihet se fiton në raundin e parë me mbi 75%
07 tetor 2025
| 23:59
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kanal10, ka thënë se Bashkim Ramosaj do të fitojë në Deçan me mbi 75 për qind.
“Për Bashkim Ramosaj dihet se fiton në raundin e parë dhe do të fiton me mbi 75 për qind. I ka dhënë garës ndonjë freski mënyra e ndonjë kandidati ose kandidateje, mirëpo qytetarët e Deçanit i njohin punët dhe temat. Të gjithë dinë për punën e Ramosajt dhe vërtet ka punuar”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se Ramosaj është një kryetar shembull.
“Bashkimi është një bulduzher. I ka shtyrë projektet përpara. E ka ndryshuar Deçanin”, ka thënë Haradinaj.