
Haradinaj për Bukoshin: Personaliteti i tij është i rëndësisë së veçantë në historikun institucional të Kosovës
10 qershor 2025
| 13:02
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Bukoshi me rastin e ndarjes nga jeta të dr. Bujar Bukoshit.
Ai ka thënë se personaliteti i Bukoshit është i rëndësisë së veçantë në historikun institucional të Kosovës, duke qenë pjesë e tyre në ekzil dhe më vonë edhe në liri.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Bukoshi për ndarjen nga jeta e dr. Bujar Bukoshit. Personaliteti i tij është i rëndësisë së veçantë në historikun institucional të Kosovës, duke qenë pjesë e tyre në ekzil dhe më vonë edhe në liri. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.