Haradinaj për buxhetin e mbrojtjes: Duhet të jetë së paku 4 për qind e GDP-së, e jo 1.7 për qind si e qeverisë në largim

08 shtator 2025 | 16:08

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se buxheti i mbrojtjes duhet të jetë së paku 4 për qind e produktit të brendshëm bruto (GDP) dhe jo 1.7 për qind siç e projektoi Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.

“Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme. As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull. Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e ShBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s. Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e radhës e kualifikimeve për Botërorin 2026 mes Kosovës…