Haradinaj për dënimin e Salih Mustafës: Ma kujtoi gjeneralin Gotovina, shkalla e dytë do të vendos ndryshe

17 dhjetor 2022 | 21:48

Ish- gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka thënë se është befasuar me dënimin ndaj bashkëluftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa nga Dhomat e Specializuara të gjykatës Speciale, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ai ka pritur një vendim shfajësues ndaj Mustafës, por ka përmendur këtu edhe gjeneralin kroat Ante Gotovina, i cili fillimisht ishte dënuar me 24 vjet burgim në Hagë.

Lufta e UÇK sipas tij, ka qenë e drejtë dhe pastër.

“Befasi ka qenë vendimi fajësues, befasi, kemi pritur vendim shfajësues. Kjo më kujtoj rastin e gjeneralit Gotovina kur ai erdh prej gjykatës dhe ishte shpall fajtor me 24 vjet, atij atëherë i thash se nuk je luftëtar betejash, por luftërash dhe besoj në pafajësinë tonë. M’u duk ngjashëm vendimi për “Calin” dhe shpresoj shumë se z. Mustafa në shkallën e dytë do të shpallet i pafajshëm, besoj në pafajësinë e UÇK, në pastërtinë e luftës sonë e vërteta është se unë dhe AAK s’e kemi votuar këtë gjykatë me qëllim që ta bartim në Kosovë këtë gjykatë, jo për t`i ikur drejtësisë por për t`i jap mundësi drejtësisë dhe Kosovës që të bënë drejtësinë… Është lajm i vështirë dënimi i Salih Mustafës për familjen”, thotë Haradinaj në “Blic Interview”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Gashi ‘Eskadronet e Vdekjes’ nga Bardhyl Mahmuti, padyshim…