Haradinaj për dërgimin e FSK-së në Gaza: Ne po shkojmë atje në paqe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar si pozitive mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një mision paqeruajtës në Gaza.
Haradinaj tha se dërgimi i trupave në kuadër të një misioni ndërkombëtar nuk përbën veprim negativ.
“Nuk mendoj që është diçka e keqe shkuarja e ushtrisë në Gaza. Ne po shkojmë atje në paqe, atje nuk ka një konflikt. Atje është një mision shumë human, rindërtimi, ndërtimi e zhvillimi i asaj zone. Besoj se kjo është e mirë për të gjithë. Nuk e di se kujt ia prishim nëse shkojmë. Edhe për faktin se do të shkojnë ushtri të tjera të vendeve te respektuara të botës. është një privilegj”, ka thënë Haradinaj.
Deklarata e Haradinajt vjen një javë pas fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se disa vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipëria, kanë premtuar dërgimin e trupave ushtarake në kuadër të një strukture të re sigurie për Gazën.



