Haradinaj për gazsjellësin amerikan: Kosova nuk është e vetëm një kryeministri

18 nëntor 2021 | 11:54

Lideri i AAK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës për refuzimin e projektit të gazsjellësit nga Shkupi në Prishtinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk është pronë e një kryeministri dhe vendimet duhet të merren në interes të vendit.

“Mungesa e stabilitetit të energjisë elektrike dhe furnizimi i pasigurt përveç se shkakton probleme bazike nënkupton edhe mungesë të zhvillimit ekonomik. Nuk guxojmë të dyshojmë për projekte dobiprurëse të mbështetura dhe të argumentuara me raporte, analiza dhe dokumente përcjellëse që kanë qenë nën monitorimin e organeve tona dhe nga ShBA”.

“Furnizimi i pamjaftueshëm me energji në Kosovë është realitet për shkak të infrastrukturës së vjetër. Është e logjikshme t’i jepet rëndësi dhe të vazhdohet me projektin e MCC. Duke e shtyrë këtë projekt po rrezikojmë jo vetëm marrjen e përfitimeve ekonomike”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se  pjesë e hartimit të këtij programi ka qenë edhe integrimi i grave.

“Përtej ngjyrimeve politike, Kosova ka ekspertë. Mendimi se vetëm ju i njihini proceset po na shkakton dëm të pakthyeshëm. Ju lutem ndaluni! Ju s’besoni as në vete dhe më pas as te aleatët”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka…