Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrkujt ajo

20 gusht 2025 | 22:12

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në “Debat Plus” tha se Donika Gërvalla nuk është adekuate për të qenë Kryetar e Kuvendit, dhe në dritën e kërkesave ndërkombëtare për konstituim të kuvendit, tha se sa për të “ajo nuk i mungon kurrëkujt”.

“Sinjalet më të këqija (te ndërkombëtarët) i çojmë nëse votojmë njerëz si Gërvalla dhe Albulena: dërgojmë sinjale që çdo gjë që kemi kundërshtu dhe që kemi vizion tjetër për Kosovën e që është bashkëpunuese dhe pro perëndimore, i bjen që kanë qenë fals.

Nuk është në rregull me tradhtu atë koncept partneriteti me aleatët e sigurisë, me NATO e ShBA. Zonja Gërvalla, mos të hy në vlerësime, por ajo nuk është vlerë e jona partneriteti me perëndimin – nuk do t’i mungojë kurrëkujt në këtë drejtim”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë në Skënderaj, pas…