
Haradinaj për letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut: Duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve, jo tani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar me rezervë letrën publike të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
Duke folur para gazetarëve, Haradinaj tha se nuk dëshiron të komentojë shumë mbi përmbajtjen e letrës, por shtoi se këto lëvizje politike duhej të ndodhnin shumë më herët.
“Praktika është se ai që fiton më shumë vota bën konsulta me partitë tjera për opsionet e ecjes përpara. Sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashur t’i bëjnë menjëherë pas zgjedhjeve, jo të presin të vijnë deri këtu”, u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi se situata aktuale në vend është e rëndë dhe se fokusi po largohet nga çështje të tjera jetike për qytetarët.