Haradinaj për Pecin: Intervistimi i tij si i dyshuar flet shumë sa i rëndë është ky rast

29 maj 2025 | 21:42

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka hezituar të flas shumë për rastin e intervistimit të ministrit në detyrë Faton Peci në lidhje me skandalin e fabrikës për mbetje shtazore.

Haradinaj tha se vetë fakti që ministri është thirrë si i dyshuar tregon sa i rëndë është rasti.

“Unë e kam pa që kanë fillu punë, marrja në pyetje në këtë rast si i arrestuar, si i dyshuar i ministrit flet shumë sa i rëndë është ky rast. Nuk e komentoj. Jam i shqetësum, është një orkestrim I madh kundër një përfaqësuesi të ligjit në ktë rast të Prokurorit që në këtë rast e ka kry punën e vet. Tani që e ka krye prokurori punën e vet është vërtetë e dëmshëm cka po bën VV, cka po bën kjo klas polikie në shkumje duke sulmuar përfaqësues të institucioneve të ligjit. Kjo është rrezikshme”, tha Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00…