Haradinaj përkujton dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi

02 dhjetor 2020 | 12:04

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka thënë se këta dëshmorë ishin bërë frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirimin e Kosovës.

“Njëzetedy vite më parë, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, ranë heroikisht në kërkim të lirisë. Një jetë në shërbim të atdheut, ata u bën frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirim. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i…