
Haradinaj përkujton Enver Malokun: Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike
11 janar 2021
| 12:14
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Enver Malokun, në 22-vjetorin e vrasjes së tij.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Maloku do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.
“Aktivisti dhe gazetari, hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.