Haradinaj përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Ata u bënë inspirim për të gjithë brezat

22 shtator 2025 | 11:40

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi.

“Heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin simbol i qëndresës, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani”.

“Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Së bashku me Fatime Hetemi e Shefqet Zeka, të rënë po atë ditë, ata u bënë inspirimi i të gjithë brezave. Përjetësisht mirënjohje e nderim”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar…