Haradinaj përkujton heroizmin e Tahir dhe Nebih Mehës

13 maj 2025 | 10:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha në Prekaz në 44-vjetorin e rënies.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kryengritja e parë e armatosur, përballja e Tahir Mehës me forcat jugosllave, ishte vazhdimësi e asaj të Shaban Polluzhës dhe paralajmërim i luftës çlirimtare të komandantit legjendar Adem Jashari.

Haradinaj po ashtu ka kujtuar edhe dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth.

“Liria jonë në themel i ka heronjtë e kombit, martirët, gjithë ata që janë flijuar për liri ndër breza. Kujtojmë sot dhjetëra civilë të pafajshëm të vrarë në masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth, ku pushtuesit nuk kursyen as 14 fëmijë të kësaj anë. Gjithashtu, në 44-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Derisa nderojmë heroizmin e Tahir Mehës me babën Nebihun, duke mbrojtë nderin e Kullës së Mehajve, na shfaqet para sysh krejt historia e rezistencës dhe tradita e lavdisë brez pas brezi në Prekazin legjendar. Kryengritja e parë e armatosur, përballja e Tahirit me forcat jugosllave, ishte vazhdimësi e asaj të Shaban Polluzhës dhe paralajmërim i luftës çlirimtare të komandatit legjendar Adem Jashari. Nderim përjetë të rënëve për lirinë e Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pas dështimit…