Haradinaj përkujton Isa Boletinin

23 janar 2020 | 08:38

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Isa Boletinin në 104 vjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se emri i Isa Boletinit është skalitur përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve.

“Mbrojtësi i pavarësisë, komandant çetash, Isa nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun. Sot në 104 vjetorin e rënies së tij, jeta e vepra e tij, janë më madhështore se asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, ka…