Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin: I këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj

06 qershor 2025 | 13:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin.

Ai ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”, kushtuar Krasniqit.

“Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj. Në vendlindjen e tij, në Çabiq të Klinës, mora pjesë sot në hapjen e Festivalit Folklorik ‘T’i këndojmë lirisë’, kushtuar këtij heroi të rrallë. Së bashku me babain e Mujës, Halilin, kryetarin Zenun Elezaj dhe bashkëluftëtarë, ndamë kujtime të çmuara për njërin prej të parëve që u rreshtua në vijën e parë të luftës për çlirim. Mujë Krasniqi, bashkë me Beqir Gashin, përmes këngës dhe trimërisë, ishin frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të udhëhequr…