Haradinaj përkujton të rënët në masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

26 maj 2025 | 11:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Tusuzit.

Ai ka thënë se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe. Kujtimi për të rënët nuk shuhet kurrë. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në javën e fundit të Serie A, në sfidën e…