
Haradinaj përplaset me Spahiun: Kujt shkove me i ndihmu – kësaj qeverie apo me ia zbut qëndrimet Gjuriqit për Kosovën?
20 maj 2025
| 21:48
Takimi i analistit Nexhmedin Spahiu me ministrin serb, Marko Gjuriq, është komentuar sonte në Pressing në T7.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj, i tha Spahiut se “e ka ngarku vetën pa nevojë”.
Pjesë nga debati mes tyre, kur Haradinaj e pyeti pse është takuar me Gjuriqin.
Haradinaj: Kujt me i ndihmu?
Spahiu: Kosovës.
Haradinaj: Atij kujna me ja zbutë… Ska qëndrime të mira ai ndaj nesh. A shkove mi ndihmu kësaj qeverie, apo të ardhmes që vjen. A beson ti që ai i ndryshon qëndrimet? Kujt shkove mi ndihmu ti…A po don me tutë Gjuriqin, pse po tutesh
Haradinaj: Spo ma kap logjika, që se din çfarë mendimi kanë Gjuriqi dhe ke shku me i thanë zbuti pak qëndrimet për Kosovën…