Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s na bën krenarë të gjithëve

04 qershor 2025 | 16:53

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pjesëmarrja e ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta me vendet e NATO-s në kuadër të “Defender Europe 2025”, na bën krenarë të gjithëve.

Haradinaj ka përgëzuar ushtrinë e Kosovës për suksesin e arritur në “Defender 2025”, anipse sipas tij sigurimi i armatimit të nevojshëm dhe certifikimit ka erdhur me vonesa të mëdha.

“Në vitin 2018, në dakordim të plotë me Pentagonin, votuam ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Njëkohësisht, ramë dakord për planin zhvillimor 10-vjeçar, për certifikimin e njësive dhe për angazhimin tonë bilateral e multilateral për paqe krah Amerikës dhe aleatëve tanë”.

“Edhe pse me vonesa të mëdha, si në sigurimin e armatimit të nevojshëm dhe atë të certifikimit,  falënderoj nga zemra të gjithë oficerët dhe ushtarët Ushtrisë së Kosovës (FSK), aleatët tanë strategjikë dhe oficerët e tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur pas takimit që…