
Haradinaj: Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe për zyrtarët e institucioneve të sigurisë dhe familjarët e tyre, që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi.
“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Kjo thirrje vjen në një kohë të ndjeshme për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku rreziku për ndalime apo tensione për ish-pjesëtarët e UÇK-së në territorin serb mbetet i lartë.