Haradinaj: Populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin

20 janar 2025 | 20:02

Kandidati për Kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, thekson se me AAK-në, Kosova do të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit dhe jo e izolimit.

Ai ka ndarë disa fotografi të tubimeve në Vrella të Istogut, Drenoc të Vokshit, Hasi, Gjinoc të Suharekës, Novosella të Gjakovës, ku thotë se qytetarët po tregojnë më së miri se nuk e durojnë më mashtrimin e as izolimin.

Postimi i plotë:

“137 – Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit!

Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve, në tubimet tona, edhe në vendbanime më të vogla, që nga Vrella e Istogut, Drenoci i Vokshit, Hasi, Gjinoci i Suharekës, Novosella e Gjakovës, e kështu me radhë deri në çdo fshat e lagje anë e kënd Kosovës, janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin.

Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!

Jemi bashkë”, shkruan Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar…