Haradinaj: Pres që Austria të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në BE

01 korrik 2018 | 23:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se është i bindur se këtë momentum të krijuar në rajonin tonë do ta fuqizojë edhe më shumë presidenca e radhës nga Austria.

“Kancelarit, Sebastian Kurz i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. Në këtë kontekst, pres që Austria mike të vazhdojë të jetë zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”. Ai  më tej ka shtuar se kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria ka krijuar një frymë të re bashkëpunimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përafrimit të tyre me vlerat dhe strukturat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishin penaltitë që vendosën çerekfinalistin e katërt të Botërorit “Rusia…