
Haradinaj pret në Gllogjan delegacion nga Ushtria e Shqipërisë: Kosova në NATO, synim dhe garancë për stabilitet
28 maj 2025
| 16:38
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare.
Haradinaj ka bërë me dije se pjesë e këtij delegacioni ishin kolonelë, ku bashkë me ta ka nderuar të rënët për liri.
“Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Në Kosovë dhe Shqipëri po mbahet ushtrimi më i madh fushor, “Defender 2025”.